Ag Apolloni (1982) është prozator, poet, dramaturg dhe kritik. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë (UP). Është Doktor i Letërsisë dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës. Deri më tani ka botuar këta libra: Zomb (2009), Drama (2010), Parabola postmoderne (2010), Paradigma e Proteut (2012), […]
-Me shumeAgron Tufa (1967) është poet, prozator dhe kritik. Ka kryer studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë ka vazhduar studimet në Moskë, ku ka diplomuar në Filozofi Arti, e më pas ka përfunduar ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky. Është profesor […]
-Me shumeAgron Y. Gashi (1977) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Letërsisë shqipe, si dhe studimet në Fakultetin Filozofik, në Degën e Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës. Është magjistër i shkencave filologjike dhe autor i librave: “Autopoetika”, “Mizanteksti”, “Talianka” dhe “Rrëfimet e Maestros”.
-Me shumeAndrej Nikolaidis (1974) është prozator i përditshmërisë urbane të jetës ballkanike, të cilën e transponon në rrëfim antitradicional duke e mbushur me elemente dokumentare, por pa u shkëputur nga imagjinata kreative. Në përmbajtje të veprave të tij vërehet guximi intelektual, kurse në planin formal e stilistik të tyre ai shkëlqen si prozator i zhdërvjelltë dhe […]
-Me shumeBardh Frangu (1956) është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar këto vepra: Ora e shtëpisë, Kohë të kauçukta, Fluturimi dhe rënia e Ben Balës, Laviret e duan atdheun më shumë etj. Merret edhe me kritikë letrare dhe teatrore.
-Me shumeBlerina Rogova Gaxha (1982) poete, eseiste, gazetare. Asistente në Universitetin e Gjakovës dhe kolumniste në BIRN Kosova/Gazeta “Jeta në Kosovë”. Është kandidate për PhD në Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Ka shkruar librat: “Gorgonë” (2009), “Kate” (2013) dhe “Format e prozës së Kadaresë” (2015). Ka fituar çmimin ndërkombëtar për letërsi në “Crystal Vilenica Award […]
-Me shumeCesare Pavese (1908 – 1950), poet, prozator, kritik dhe përkthyes, konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italianë. Ka shkruar mbi dhjetë libra: romane, poezi, ditarë, kritikë, ese etj. Famën botërore e vulosi me poezinë Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu, të cilën shkroi pak para se të bënte vetëvrasje, […]
-Me shumeDonika Dabishevci (1980), Prishtinë, ka mbaruar Fakultetin dhe Studimet Master në Degën ‘Letërsi Shqipe’ pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka doktoruar në Universitetin e Tiranës, po ashtu në Departamentin e Letërsisë me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”. Deri më tani ka botuar këto libra: “Krizantema të plasura” (1996); […]
-Me shumeHalil Matoshi (1961) është poet dhe publicist i njohur Kosovar. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik, në Degën Filozofi-Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Zëri”, “Lajm”, “Express”, “Koha ditore” etj. Është autor i librave: “Frymë varresh në dallgore” (1988), “Udhëtim nëpër ëndërr të […]
-Me shumeHans Bertens (1945), profesor i letërsisë amerikane në Universitetin e Utrecht-it (Holandë) dhe studiues i mirënjohur i postmodernizmit, është autor i librave: “Letërsia amerikane”, “Ideja e postmodernes”, “Teori letrare” etj.
-Me shumeHasan Mekuli (1929 – 1996). Hasan Mekuli ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re” dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Për së gjalli nuk ka botuar asnjë libër. Kritikat e tij mbi letërsinë shqiptare, jugosllave dhe atë botërore janë botuar nëpër revista letrare, kurse pas vdekjes i janë botuar këto vepra: “Romani shqiptar” […]
-Me shumeIbrahim Berisha lindi më 20 mars 1955. Ka doktoruar në shkencat sociologjike, ka punuar si gazetar dhe redaktor shumëvjeçar i kulturës në “Rilindje”, redaktor në revistat “Ora”, “Ekskluzive”, “Albanica”, “Jeta e re”; ka qenë themelues i Qendrës për Informim të Kosovës dhe udhëheqës i saj (1990-1993). Është ligjërues universitar dhe Profesor i Asocuar i Sociologjisë […]
-Me shumeIsmail Kadare (1936) është shkrimtari më i njohur shqiptar dhe aktualisht një ndër shkrimtarët më të njohur në botë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës. Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. […]
-Me shumeLinda Hutcheon (1947) është teoricienja më e njohur e letërsisë postmoderne dhe profesoreshë në Degën e Anglishtes dhe në Qendrën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Torontos. Në vitin 2000 ajo është zgjedhur Presidente e Asociacionit të Gjuhëve Moderne, duke u bërë kështu kanadezja e parë femër që mban këtë post. Përveç librit Poetika e […]
-Me shumeLuigi Pirandello (1867-1936), dramaturg modern, reformator i teatrit në aspektin skenik dhe dramaturgjik, pioner i teatrit të absurdit, lindi në Kaos (Sicili) dhe gjithë vepra e tij është përshkrim i kaosit të jashtëm dhe të brendshëm njerëzor. Si njeri me karakter rebel, pati përplasje me familjen, me shkollën dhe me shoqërinë bashkëkohëse, nga të cilat […]
-Me shumeMarianna Alcoforado (1640-1723), autore e supozuar. Disa thonë se autor i vërtetë është Gabriel-Joseph de Lavergne, kont i Gijeragut, mik i Nicolas Boileau-it dhe Jean Racine-it. Myriam Cyr, në librin e saj të botuar më 2006, “Letrat e murgeshës portugeze: zbulimi dhe misteri i një dashurie sekrete të shekullit XVII”, argumenton se Mariana Alcoforado ka […]
-Me shumeMario Calivą, poet, dramaturg dhe fotograf arbëresh jeton në “Piana degli Albanesi” (PA). Ai shkruan si në italisht, ashtu edhe në gjuhën arbëreshe. Ka diplomuar në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” të Romës dhe ka kryer një stazh në redaksinë e “Rai Cultura”. Ka qëndruar edhe si praktikant pran […]
-Me shumeMarketa Hejkalová (Pragë, 1960) është shkrimtare, përkthyese, botuese, nënkryetare e PEN Qendrës në Çeki, anëtare aktive e PEN-it ndërkombëtar dhe themeluese e Panairit Vjeshtor të Librit, që është panairi i dytë më i madh në Çeki. Ka studiuar Finlandisht dhe Rusisht në Charles University në Pragë. Ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën […]
-Me shumeMiro Gavran (1962) është prozator dhe dramaturg kroat, i përkthyer në 35 gjuhë. Është fitues i mbi njëzet çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Një festival teatror mban emrin e tij: Gavranfest. Ka shkruar rreth njëzet drama dhe dhjetë romane. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Nata e zotave, Çehovi i thotë lamtumirë […]
-Me shumeOsman Gashi (1962) është poet dhe studiues i njohur kosovar. Ka botuar veprat: “Studime interliterare” (2005), “Kufijtë e letërsisë” (2008), “Përtej harresës” (1999), “Lumenjtë qiellorë” (2004), “Torzo e gjallë” (2007) dhe “Letërsia dhe miti” me të cilën, në vitin 2014, ka fituar çmimin kombëtar si vepra më e mirë e vitit në kritikë. Gjithashtu, ka […]
-Me shumePrimo Shllaku (1947) është shkrimtar i shquar bashkëkohor, i lindur në Shkodër. Pasi ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Eqrem Çabej e propozoi për të dhënë mësim në Universitetin e Tiranës, por emërimi i tij u anulua. Shkrimet e tij kanë filluar të botohen vetëm pas rënies së regjimit komunist. Veprat më të […]
-Me shumeRexhep Qosja (1936), prozator, dramaturg dhe kritik, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe autor përfaqësues i postmodernizmit në letërsinë shqipe. Përveç shumë librave kritikë dhe dokumentarë, Qosja ka shkruar edhe katër romane (Vdekja më vjen prej syve të tillë, Një dashuri dhe shtatë faje, Nata është dita jonë dhe Bijtë e […]
-Me shumeRidvan Dibra (1959), prozator, dramaturg dhe poet, është njëri ndër shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë. Është autor i rreth dyzet veprave të zhanreve të ndryshme dhe konsiderohet përfaqësues i postmodernizmit në Shqipëri. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Prostituta e virgjër, Nudo, Në kërkim të fëmijës së humbur, Legjenda e vetmisë, […]
-Me shume