Ag Apolloni

Ag Apolloni (1982) është prozator, poet, dramaturg dhe kritik. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë (UP). Është Doktor i Letërsisë dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Deri më tani ka botuar këta libra: Zomb (2009), Drama (2010), Parabola postmoderne (2010), Paradigma e Proteut (2012), Ulurima e ujkut (2013), Zazen (2014), Koferi i Konicës (2016), Hamleti simbas Horacit (2017).

Veprat e tij janë shpërblyer me çmime kombëtare dhe janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, si: anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, serbisht, maqedonisht etj.

Nga viti 2012, Shtëpia Botuese “OM” ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha librave të tij.