Symbol Journal

Symbol, si fjalë e prejardhur nga symbolon, përfaqëson një ide, përmban një imazh, sugjeron një mesazh dhe dyzon domethëniet. Pra, qëllimi i simbolit është të shënjojë: një ide me një imazh, një besim me një shenjë, një kulturë me një figurë.

Symbol quhet revista jonë kulturore sepse ka për objekt kulturën, e cila në esencë të saj ka simbolin si gjuhë universale.

Symbol boton arritjet kulturore në lidhje me kulturën, provokon debate dhe promovon idetë e reja; mbledh rreth vetes penat më të shquara, ofron material dhe hapësirë për shoshitje problemesh.

Symbol drejtohet nga një redaksi profesionale, ka një natyrë heterogjene, ka karakter inkluziv dhe mbush një vakuum informativ e teorik në fushat përkatëse, duke krijuar një pamje sinoptike mbi zhvillimet kulturore.

Symbol është shtëpia e shkrimeve letrare dhe e shkrimeve për teatrin, kinematografinë, muzikën, artet figurative, filozofinë etj.

Symbol nuk është edhe një revistë më shumë.

Symbol është revistë që mbjell kulturë dhe kultivon traditë.

Symbol, prandaj, është tryeza e të gjithë njerëzve të kulturës.

Arkivi i Symbol Journal

Këtu mund t’i lexoni online numrat e revistës Symbol.

Kliko mbi kopertinë

Rregullat për të publikuar

Dorëzimi i dorëshkrimeve
Të gjithë autorët e interesuar për botimin e shkrimeve kulturore mund t’i dorëzojnë tekstet e tyre në adresën symbol@omprom.com, po ashtu edhe në formën online të sistemit të menaxherit editorial që gjendet në rubrikën Kontakt të revistës Symbol.

Rregullat e botimit:

  • Redaksia e revistës Symbol fton autorët t’i dorëzojnë dorëshkrimet e tyre jo më të gjata se njëzet faqe (me hapësirë 1.15, margjina standarde të Microsoft Office Word, me shkronja të tipit 12, Times New Roman) të përshtatshme për botim në revistën Symbol
  • Ne botojmë artikuj nga një gamë e gjerë disiplinash kulturore, si nga fusha e letërsisë, pikturës, arkitekturës, muzikës, kinematografisë, filozofisë etj. Parapëlqejmë shkrimet serioze dhe ato që provokojnë debate kulturore
  • Vlerësimi i shkrimeve do të bëhet në mënyrë anonime, ku as autori dhe as redaktori nuk e njohin njëri-tjetrin. Për botimin, ose mosbotimin e tyre çdo autor do të njoftohet përmes e-mail-it, së bashku me kohën kur do të botohet shkrimi, në rast se ai shkrim është pranuar për botim, ose me arsyen e refuzimit të shkrimit, nëse ai shkrim nuk është pranuar për publikim.
  • Teksti nuk duhet të jetë i botuar më parë dhe duhet të jetë i bazuar në etikë shkencore gjatë përdorimit të burimeve. Referencat duhet të përdoren sipas citimit APA (American Psychological Association)

Symbol nuk do të botojë shkrime të botuara më parë. Edhe shkrimet e përkthyera duhet të jenë të përkthyera ekskluzivisht për revistën tonë dhe të jetë marrë e drejta e autorit për të, nëse veprat e autorit nuk janë kthyer në domen publik. Për specifikimet e tjera, na kontaktoni.

Rregullat e botimit do të vlejnë për të gjithë numrat e revistës Symbol, nga viti 2016 e tutje.

Datat e botimeve të Revistës Symbol
(Revista është katërmujore)

Symbol 12

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/10/2017

Botimi
Ky numër është ende në proces. Data e botimit parashihet të jetë: 30/12/2017

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Symbol 11

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/08/2017

Botimi
Data: 30/10/2017

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Symbol 10

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/03/2017

Botimi
Data: 30/05/2017

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Symbol 9

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/09/2016

Botimi
Data: 30/11/2016

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Symbol 8

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/05/2016

Botimi
Data: 30/07/2016

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Symbol 7

Afati për dërgimin e materialeve
Data: 30/02/2016

Botimi
Data: 30/04/2016

Çmimi i revistës në treg: 3.50 Euro


Redaksia

Ag Apolloni (1982, Kosovë) është prozator, poet, dramaturg, skenarist, eseist dhe kritik. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë (UP), ku edhe ka doktoruar. Është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Deri tani ka botuar këta libra: Zomb (poezi, 2009, Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010), Parabola postmoderne (studim, 2010), Paradigma e Proteut (studim, 2012), Ulurima e Ujkut (roman, 2013), Zazen (roman, 2014) Koferi i Konicës (ese, 2016) Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017).
Krijimtaria e Apollonit është shpërblyer me shumë çmime kombëtare dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja si: anglisht, gjermanisht, italisht, çekisht, serbisht, maqedonisht, lituanisht etj. Apolloni prej vitit 2010 deri në vitin 2013 ka udhëhequr revistën më të vjetër në Kosovë, Jeta e Re. Në vitin 2013 ai themelon revistën Symbol që përfshin tri shtete, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Ag Apolloni është kryeredaktor i revistës Symbol.

Agron Tufa (1967, Shqipëri) është një ndër shkrimtarët më të njohur të pasviteve ’90 në Shqipëri. Ai është autor i disa librave me poezi, romane dhe libra kritikë. Gjithashtu, Tufa është një ndër përkthyesit më të njohur të letërsisë ruse. Ai është profesor i Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Agron Tufa është redaktor i revistës Symbol.

Albulena Blakaj – Gashi (1974, Kosovë) është profesoreshë e Letërsisë Gjermanë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka botuar librin GËTE dhe receptimi i tij te shqiptarët. Albulena Blakaj – Gashi është redaktore dhe përkthyese në revistën Symbol.

Orjela Stafasani (1988, Shqipëri) është ka magjistruar në Universitetin e Tiranës për Letërsi të Krahasuar dhe Letërsi të Përgjithshme, po ashtu ka kryer edhe një master në Universitetin e Torinos për Projektim dhe menaxhim të multimedias për komunikimin dhe është në përfundim të studimeve doktorale për letërsi. Stafasani ka përkthyer librat Epilogu, Shartimi, Budallai të Luigi Pirandellos dhe përmbledhjen poetike Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu të Cesare Paveses. Orjela Stafasani është redaktore dhe përkthyese në revistën Symbol.

Sherif Luzha (1976, Maqedoni) ka përfunduar magjistraturën për letërsi pranë universitetit të Prishtinës me temën Romani Thertorja pesë dhe ndikimi i tij në letërsinë shqipe. Ai ka përkthyer në gjuhën shqipe librin Koncepti i postmodernes të Hans Bertens. Sherif Luzha është redaktor dhe përkthyes në revistën Symbol.

Kontakti Symbol

Revista Symbol, e themeluar në vitin 2013, me International Standard Serial Number (ISSN Print: 2310-9998) (ISSN Online: 2415-2749), është revistë kulturore e cila ka tri qendra (Prishtinë, Tiranë, Shkup).

Çdo kërkesë, njoftim, sugjerim etj., mund të na e dërgoni këtu:

ose:
+377 (0)44 107 878

rr.Dardania K-Dino A1/54

symbol@omprom.com