Hasan Mekuli

Hasan Mekuli (1929 – 1996). Hasan Mekuli ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re” dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Për së gjalli nuk ka botuar asnjë libër.

Kritikat e tij mbi letërsinë shqiptare, jugosllave dhe atë botërore janë botuar nëpër revista letrare, kurse pas vdekjes i janë botuar këto vepra: “Romani shqiptar” (2000), “Letërsi botërore” (2002) dhe “George Bernard Shaw” (2013).