Halil Matoshi

Halil Matoshi (1961) është poet dhe publicist i njohur Kosovar. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik, në Degën Filozofi-Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Zëri”, “Lajm”, “Express”, “Koha ditore” etj.

Është autor i librave: “Frymë varresh në dallgore” (1988), “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe” (1994), “Lajmësi memec” (1996), “Udhëtim nëpër zgjëndërr të keqe” (2000), “Hija e Krishtit” (2004), “Katedrale letre” (2012) dhe “N’zanafillë” (2013).

Poezitë e tij janë përkthyer në gjermanisht, spanjisht, rumanisht, greqisht, anglisht etj.