Mario Caliva

Mario Calivą, poet, dramaturg dhe fotograf arbëresh jeton në “Piana degli Albanesi” (PA). Ai shkruan si në italisht, ashtu edhe në gjuhën arbëreshe. Ka diplomuar në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” të Romës dhe ka kryer një stazh në redaksinë e “Rai Cultura”. Ka qëndruar edhe si praktikant pran “Teatro Massimo” të Palermos.

Angazhimi i tij kryesor është ai i teatrit në gjuhën arbëreshe që nga viti 2012, kur ai solli në skenë komeditë e tij: “Burri me këmbën te lucja” (Njeriu me këmbë në pellg), “Ka bėsh skurse ngė tė nget” (Bëj sikur nuk është e rëndësishme), “Kuatra e Shėn Xhintot”, “Duke pritur udhëtarin e qėroit”.