Linda Hutcheon

Linda Hutcheon (1947) është teoricienja më e njohur e letërsisë postmoderne dhe profesoreshë në Degën e Anglishtes dhe në Qendrën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Torontos. Në vitin 2000 ajo është zgjedhur Presidente e Asociacionit të Gjuhëve Moderne, duke u bërë kështu kanadezja e parë femër që mban këtë post.

Përveç librit Poetika e postmodernizmit (1988), që është vepra më e njohur e saj, dallohen edhe studimet: Teoria e parodisë (1984), Politika e postmodernizmit (1989), Postmoderna kanadeze (1992), Epoka e ironisë (1994), Teoria e adaptimit (2004) dhe disa libra për operën.