Osman Gashi

Osman Gashi (1962) është poet dhe studiues i njohur kosovar. Ka botuar veprat: “Studime interliterare” (2005), “Kufijtë e letërsisë” (2008), “Përtej harresës” (1999), “Lumenjtë qiellorë” (2004), “Torzo e gjallë” (2007) dhe “Letërsia dhe miti” me të cilën, në vitin 2014, ka fituar çmimin kombëtar si vepra më e mirë e vitit në kritikë.

Gjithashtu, ka përkthyer studime nga fusha e teorisë së letërsisë, historisë së letërsisë dhe komparatistikës, të autorëve Roland Barthes, Julia Kristeva, Claude Pichois, André-Michel Rousseau, Mirosllav Beker, Viktor Zhmegaç etj.

Osman Gashi është Profesor i Letërsisë botërore dhe i Letërsisë së Krahasuar në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës.