Rexhep Qosja

Rexhep Qosja (1936), prozator, dramaturg dhe kritik, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë dhe autor përfaqësues i postmodernizmit në letërsinë shqipe. Përveç shumë librave kritikë dhe dokumentarë, Qosja ka shkruar edhe katër romane (Vdekja më vjen prej syve të tillë, Një dashuri dhe shtatë faje, Nata është dita jonë dhe Bijtë e askujt) dhe katër drama (Sfinga e gjallë, Beselam, pse më flijojnë, Vdekja e një mbretëreshe dhe Bardha).

Tregimi I ringjalluri i penduar, i botuar disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, është tregimi që e riktheu Rexhep Qosjen në fushën e prozës, pas një mungese rreth tridhjetëvjeçare.