Ridvan Dibra

Ridvan Dibra (1959), prozator, dramaturg dhe poet, është njëri ndër shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë. Është autor i rreth dyzet veprave të zhanreve të ndryshme dhe konsiderohet përfaqësues i postmodernizmit në Shqipëri. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Prostituta e virgjër, Nudo, Në kërkim të fëmijës së humbur, Legjenda e vetmisë, Gjumi mbi borë etj.
Ridvan Dibra është profesor i letërsisë në Universitetin e Shkodrës.