Marketa Hejkalova

Marketa Hejkalová (Pragë, 1960) është shkrimtare, përkthyese, botuese, nënkryetare e PEN Qendrës në Çeki, anëtare aktive e PEN-it ndërkombëtar dhe themeluese e Panairit Vjeshtor të Librit, që është panairi i dytë më i madh në Çeki. Ka studiuar Finlandisht dhe Rusisht në Charles University në Pragë.

Ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën Çeke në Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme.

Marketa Hejkalová ka shkruar romane, tregime dhe libra jofiksionalë, të cilët janë përkthyer në disa gjuhë. Disa nga veprat e saj janë: Gjithmonë një natë, Magjistari i Pekinit, Dëshmi nga jeta e saj (për lexuesin tonë: Një kosovar në jetën time) etj.