Blerina Rogova-Gaxha

Blerina Rogova Gaxha (1982) poete, eseiste, gazetare. Asistente në Universitetin e Gjakovës dhe kolumniste në BIRN Kosova/Gazeta “Jeta në Kosovë”.

Është kandidate për PhD në Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Ka shkruar librat: “Gorgonë” (2009), “Kate” (2013) dhe “Format e prozës së Kadaresë” (2015). Ka fituar çmimin ndërkombëtar për letërsi në “Crystal Vilenica Award 2015” në Slloveni.

Poezitë dhe esetë e saj janë botuar në antologji dhe revista në gjuhën gjermane, angleze, sllovene, kroate, rumune, serbe, ukrainase dhe turke.