Zomb

“Zomb” është libër me madrigale. Përmban gjithsej 100 poezi dhe një pasthënie në formë epistule, në të cilën tregohet sesi është shkruar libri, cili ka qenë qëllimi dhe sa ka zgjatur krijimi. Libri fillon me një kushtim provokativ (“Gruas së shokut tim”), ka si moto dy vargje të John Miltonit (“Në qoftë se vdekja m’bashkon me ty/ ajo do të jetë për mue vetë jeta”), ndërsa ndahet në gjashtë njësi: Ouverture, Vals edenik, Sonatë dionisiane, Simfona e sirenave, Requiem Erosit dhe Coda. “Zomb” është një libër me temë erotike, i ndërtuar sipas parimeve të madrigalit mesjetar, prandaj edhe lidhja e tij me muzikën është e pashmangshme. Këtë libër autori e ka quajtur libër maket, pasi që nëpërmjet tij paralajmërohet një libër që do të jetë dhjetëfish më i madh se ky dhe do ta ketë po të njëjtin titull. “Zomb” është një libër që përmban në vete elemente të shumta nga: muzika klasike dhe muzika rock, nga kinematografia botërore, nga letërsia antike, mesjetare, moderne e postmoderne dhe gjithashtu nga religjionet, si: budizmi, totemizmi, judaizmi, kristianizmi dhe islamizmi.

Autori: Ag Apolloni

Titulli: Zomb

Faqe: 181

Viti: 2012

Cmimi: 6 Euro