Utopia reale

Tekstet e sistemuara në librin “Utopia reale” të Ibrahim Berishës janë ese e analiza, që tematizojnë ngjarje të ndodhura në Kosovë e për Kosovën, në harkun kohor të viteve 1994-1999, janë produkt i dijes solide të autorit për ato ngjarje, i qëndrimit intelektual, qytetar e kombëtar që bëhet vlerësues i tyre. Pra, nuk është fjala për regjistrim ngjarjesh, për mbarështrim kronologjik të tyre, po për interpretimin e tyre, për zbulimin e kauzalitetit të brendshëm dhe për efektet që autori parashikon se do të prodhojnë.

Autori: Ibrahim Berisha

Titulli: Utopia reale

Faqe: 354

Viti: 2013

Cmimi: 8 Euro