Romani “Ulurima e ujkut” i Ag Apollonit trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme. Po ashtu edhe ndarjet e dhimbshme me të gjallët dhe të vdekurit. Romani autobiografik përshkohet gjithandej nga një dëshpërim dhe tërbim, i shoqëruar edhe më një dozë humori, me shumë referenca nga muzika, piktura, filmi dhe teatri. Ngjarjet vendosen në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Vjenë, ku edhe është përfunduar romani.
Autori: Ag Apolloni
Titulli: Ulurima e ujkut
Faqe: 246
Viti: 2013
Cmimi: 7 Euro