Parabola Postmoderne

Monografia Parabola postmoderne e Ag Apollonit, e botuar për herë të parë më 2010, është vepra e parë mbi postmodernizmin në letërsinë shqipe. Ajo ka për objekt katër romanet e Rexhep Qosjes (Vdekja më vjen prej syve të tillë, Një dashuri dhe shtatë faje, Nata është dita jonë dhe Bijtë e askujt). Titulli sintagmatik i saj nënkupton figurën dhe poetikën. Katër romanet e Rexhep Qosjes janë proza metaforike, rrjedhimisht janë parabola dhe të gjitha i përmbahen poetikës postmoderniste. Librin ndahet në këto pjesë: I. Postmodernizmi; II. Poetika pluraliste; III. Retorika e romanit, IV. Metafora e madhe dhe V. Fundi i romanit.

Autori: Ag Apolloni

Titulli: Parabola Postmoderne

Faqe: 268

Viti: 2016

Cmimi: 7 €