Libri "Letra dashurie të një murgeshe", botimi i të cilit ka shkaktuar sensacion në Francën e shekullit të shtatëmbëdhjetë, kudo që është botuar, është kthyer në best-seller. Autorësia e këtyre letrave nuk është e qartë. Disa mbështesin mendimin se autore është vetë murgesha Për këto pesë letra, që për më shumë se tre shekuj ribotohen në tirazhe marramendëse, lexohen nga miliona lexues dhe studiohen nga studiues të shquar, kanë shkruar edhe Leo Spitzer, Rainer Maria Rilke, Frédéric Deloffre etj. Interesimi jashtëzakonisht i madh për këto letra mund të supozohet se ka ndodhur për shkak se, siç thotë Rilke, lexuesit kanë gjetur në to “një dashuri përplot përpjekje të pakrahasueshme”. Ky libër në shqip është sjellë nga Osman Gashi
Autori: Marianna Alcoforado
Titulli: Letra dashurie të një murgeshe
Faqe: 70
Viti: 2015
Cmimi: 4 €