Tetralogjia e Apollonit, përmban tri drama tragjike, që për nga radhitja e numrit të personazheve shfaqin haptazi referencën te zanafilla e dramës dhe teatrit antik grek (te Historia e një koleksionisti të syve, që ka vetëm një personazh, fantazia na çon te karroca e Tespisit; te Halloween futet edhe personazhi i dytë, sipas modelit të Eskilit, kurse te Judita hyn edhe personazhi i tretë, sipas modelit të Sofokliut), si dhe një tekst të frymës së Aristofanit (Mat), si relaksim për publikun. Derisa në tri dramat e para vdekja luan me njerëzit, në dramën e fundit njeriu luan me vdekjen. Bile ia bën mat!
Autori: Ag Apolloni
Titulli: Historia e një koleksionisti të syve dhe drama të tjera
Faqe: 100
Viti: 2016
Cmimi: 4 €