Hamleti simbas Horacit

Në këtë tragjedi psikanalitike mishërohen idetë teorike të Frojdit për të dhënë një histori të mundshme të Hamletit, duke prekur temën e incestit të dyfishtë (vëlla-motër, nënë-bir) dhe temën e tradhtisë së shumëfishtë. Hamleti simbas Horacit është një pastish, apo hipertekst dramatik i ndërtuar mbi Hamletin e Shekspirit dhe mbi interpretimet e Frojdit për Hamletin si një Edip të pakryer. Tematikisht, Hamleti simbas Horacit është një histori alternative, e cila vjen si jehonë nga Orestia, Edipi mbret dhe Hamleti.

Autori: Ag Apolloni

Titulli: Hamleti simbas Horacit

Faqe: 190

Viti: 2017

Cmimi: 5 €