“Format e prozës së Kadaresë” i Blerina Rogova-Gaxha është libri i saj i parë teorik, i cili është formësuar në dy rrafshe, në Teorinë e formave dhe në Modelet letrare të universit kadarean. Në pjesën e parë jepen nocionet dhe konceptet themelore teorike në pikëpamje të formës letrare. Kurse, pjesa e dytë strukturohet në dy plane; plani i parë aplikon dhe ilustron principet teorike në modelet konkrete të prozës fiksionale të Kadaresë, kurse shqyrtimi i dytë prek prozën eseistike: Teoria, proza, eseja. Libri realizohet nga hyrja gjeneralizuese mbi teoritë e formave letrare, duke u shtruar pastaj në tekstin specifikues e analizues. Me këtë libër autorja na sjellë një pasqyrë të plotë me metodën intertekstuale të prozave të Ismail Kadaresë.
Autori: Blerina Rogova-Gaxha
Titulli: Format e prozës së Kadaresë
Faqe: 113
Viti: 2015
Cmimi: 5 €