Miro Gavran (1962) është prozator dhe dramaturg kroat, i përkthyer në 35 gjuhë. Është fitues i mbi njëzet çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Një festival teatror mban emrin e tij: Gavranfest.
Ka shkruar rreth njëzet drama dhe dhjetë romane.
Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Nata e zotave, Çehovi i thotë lamtumirë Tolstojit, Si ta vrasësh presidentin, Biri i harruar, Miku i Kafkës etj.