Paradigma e Proteut

Libri "Paradigma e Proteut" është monografia e parë mbi romanin përfaqësues të letërsisë shqipe, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i cili këtu krahasohet me versionet dhe variantet e veta, me veprat e tjera të të njëjtit autor, me romanet e letërsisë shqipe dhe me vepra të letërsisë botërore. Gjithashtu, romani shihet edhe në relacion me inskenimet dhe ekranizimet e tij, duke kaluar kështu nga domeni i kërkimit intertekstual në domenin e kërkimit intermedial. Po ashtu, analizohen edhe shkrimet kritike të studiuesve shqiptarë dhe të huaj mbi këtë roman.

Autori: Ag Apolloni

Titulli: Paradigma e Proteut

Faqe: 390

Viti: 2012

Cmimi: 8.50 Euro