Primo Shllaku (1947) është shkrimtar i shquar bashkëkohor, i lindur në Shkodër. Pasi ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Eqrem Çabej e propozoi për të dhënë mësim në Universitetin e Tiranës, por emërimi i tij u anulua. Shkrimet e tij kanë filluar të botohen vetëm pas rënies së regjimit komunist. Veprat më të njohura të tij janë: Lule nate, Hëna e njelmët e ditës, Edhe fjalët shkojnë në ferr dhe Muzikantët.