Poezia e Paveses tregon se ai jetonte në një dehje të dëshpëruar dashurie. Edhe pse lexonte poetët modernistë anglo-amerikanë, i kishte një ndjeshmëri tepër të madhe dhe kjo e bënte të dukej shpesh si poet romantik. Ai, në fakt, ishte shpirt romantik me kulturë moderniste. Vargjet e tij, edhe pse alternojnë dhimbjen personale me një dolore cosmico, çojnë fqinjësi të mirë me vargjet e T. S. Eliotit. Por, Pavese nuk e duronte jetën pa dashuri. Madje, ai donte që edhe vdekja të kishte fytyrën e të dashurës së tij, ndryshe s’i dorëzohej. Prandaj, duket krejt i motivuar titulli i poezisë dhe i përmbledhjes Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu, sjellë në gjuhën shqipe nga Orjela Stafasani.
Autori: Cesare Pavese
Titulli: Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu
Faqe: 100
Viti: 2016
Cmimi: 3 €