Shikuar nga pikëpamja historike e zhvillimit të satirës shqipe, vepra I ringjalluri i penduar e Rexhep Qosjes vjen si satira më e bukur dhe më e sertë e kësaj letërsie. Në të autori, me njohje të thellë mbi narratologjinë, është fshehur pas narratorit, kurse narratori pas heroit. Shpata Skenderbeut i merret në kufi, por një shpatë tjetër, ajo e satirës, vret e pret pa ndërprerë në një betejë të dyfishtë: kundër personazheve satirike dhe kundër prototipave politikë.
Autori: Rexhep Qosja
Titulli: I ringjalluri i penduar
Faqe: 104
Viti: 2016
Cmimi: 3 €