"Kam me ardhë si deka" është një titull tronditës, para të cilit s’mund të rrish indiferent. Jetës mund t’i shmangesh, por vdekjes kurrsesi, thoshte T. S. Elioti. Titulli i këtij libri sikur e zgjon jehonën intertekstuale eliotiane, duke e paraqitur ardhjen e dikujt si të pashmangshme, sepse ajo ka me ardhë, pashmangshëm, si vdekja. Kështu, në krejt librin ndihet kalërimi i asaj që është duke ardhur sikur vdekja. Dhe janë pikërisht këta tinguj në sfond, të një troku tronditës, që godasin gjoksin e lexuesit nga faqja e parë deri tek e fundit. Gjithandej nëpër vargje ndihet troku legjendar i asaj që është duke ardhur sikur vdekja, që është si vdekja, apo që, ndoshta, është vetë vdekja.
Autori: Donika Dabishevci
Titulli: Kam me ardhë si deka
Faqe: 118
Viti: 2015
Cmimi: 4 €