Donika Dabishevci (1980), Prishtinë, ka mbaruar Fakultetin dhe Studimet Master në Degën ‘Letërsi Shqipe’ pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka doktoruar në Universitetin e Tiranës, po ashtu në Departamentin e Letërsisë me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”.
Deri më tani ka botuar këto libra: “Krizantema të plasura” (1996); “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015).
Kurse, me Shtëpinë Botuese ‘OM’ ka botuar librin me poezi “Kam me ardhë si deka” (2015).
Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe e Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës.
Është redaktore në RTK dhe profesoreshë e letërsisë në njërin nga universitetet private në Prishtinë