Marianna Alcoforado (1640-1723), autore e supozuar. Disa thonë se autor i vërtetë është Gabriel-Joseph de Lavergne, kont i Gijeragut, mik i Nicolas Boileau-it dhe Jean Racine-it.
Myriam Cyr, në librin e saj të botuar më 2006, “Letrat e murgeshës portugeze: zbulimi dhe misteri i një dashurie sekrete të shekullit XVII”, argumenton se Mariana Alcoforado ka ekzistuar vërtet dhe se ka qenë murgeshë e shkolluar, që ka ditur të shkruajë dhe që mund të konsiderohet autore e këtyre pesë letrave të famshme.