Bardh Frangu (1956) është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka botuar këto vepra: Ora e shtëpisë, Kohë të kauçukta, Fluturimi dhe rënia e Ben Balës, Laviret e duan atdheun më shumë etj. Merret edhe me kritikë letrare dhe teatrore.