Nudo

Nudo është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim është një dështim. Tematikisht vepra është provokacion erotik që aludon në një perversitet të madh: skulptori Alfred Boka zgjidhet drejtor i konviktit që ka njëmijë vajza dhe, befas, në një cep të trurit i vetëtin ideja për t’i pushtuar të gjitha.

Autori: Ridvan Dibra

Titulli: Nudo

Faqe: 136

Viti: 2017

Cmimi: 5 €