Muzikantët është një libër i përbërë nga pesë tregime që karakterizohen nga diskurse që oscilojnë nga stili realist deri tek ai surrealist dhe, në këtë mënyrë, tekstet e tilla fitojnë statusin e surfiksionit. Primo Shllaku luan me perspektiva narrative dhe me zëra narrativë, duke u nisur nga temat e zakonshme për t’u katapultuar në një simbolizëm transcendental. Tregimet e tij krijojnë efekte të forta nga detajet, të cilat fokusohen nga autori për t’u kthyer në sugjestion semiotik. Duke qenë dakord me Truman Capoten se një tregim mund të fundoset edhe nga një ritëm i gabuar në fjali, ose nga një gabim në paragraf apo pikësim, Shllaku na i ofron tregimet si partitura muzikore ku me dorë mjeshtri është fiksuar melodia e gjuhës.
Autori: Primo Shllaku
Titulli: Muzikantët
Faqe: 138
Viti: 2017
Cmimi: 5 €