Ajo vjen nga Lindja

Përmbledhja me poezi “Ajo vjen nga Lindja” e autores Blerina Rogova Gaxha vjen si vëllimi i tretë poetik i saj, ndërsa si libri i katërt. E vlerësuar lart nga lexuesit dhe kritika për poezinë e saj të dy vëllimeve të para, vëllimi poetik “Ajo vjen nga Lindja” arrin në pjekurinë e vargut që shquhet për subjektivitet dhe emocion të madh. Ajo flet me poezinë për jetën dhe me jetën për poezinë. Ajo është një letërsi e shpirtit, vetëm e moralit të shpirtit, pa kurrfarë cenzure e autocenzure, esencë ka shpirtëroren. Poezitë kanë një vijë narrative që herë shtrihet hollë në poezi, e herë shtrihet trashë brenda tyre. Poezi mendimtare, që tregon pjekjen dhe kapërcimin përtej shkrimit poetik. Delli poetik megjithëse i pranishëm edhe në librat e mëparshëm, tashmë del në veçantinë e tij.

Autori: Blerina Rogova-Gaxha

Titulli: Ajo vjen nga Lindja

Faqe: 80

Viti: 2016

Cmimi: 5.50 €