Shtëpia Botuese ‘OM’, e themeluar në qershor të vitit 2012, me qendër në Prishtinë, ofron një alternativë serioze të botimit të librave në Kosovë. Gjithashtu, nga viti 2013, “OM” boton edhe revistën kulturore “Symbol”.
Për një kohë të shkurtër, “OM” ka krijuar profilin autentik si botues kryesor i letërsisë bashkëkohore në Kosovë dhe si botues serioz i librave të të gjitha zhanreve. Dallohet veçmas për botimet e librave postmodernë dhe të atyre që lidhen me postmodernen, si dhe me nxitjen e debatit mbi epokën pas postmodernes, debat ky i trajtuar sidomos në revistën e kësaj shtëpie botuese, në numra të veçantë të së cilës, enkas për lexuesin shqiptar, kanë folur: Linda Hutcheon, Andreas Huyssen, Mieke Bal, Raoul Eshelman etj.
Drejtor i Shtëpisë Botuese “OM” është Xhemajl Avdyli.