Cesare Pavese (1908 – 1950), poet, prozator, kritik dhe përkthyes, konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italianë. Ka shkruar mbi dhjetë libra: romane, poezi, ditarë, kritikë, ese etj.
Famën botërore e vulosi me poezinë Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu, të cilën shkroi pak para se të bënte vetëvrasje, për shkak të lidhjes së dështuar me një modele dhe aktore amerikane.